Sana: Negociata në kushtet e bllokadës totale janë të parealizueshme
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96274-sana_negociata_në_kushtet_e_bllokadës_totale_janë_të_parealizueshme
Kryetari i ekipit negociator për paqen në Jemen, ka deklaruar se negociatat mund të ndiqen në kushtet kur Arabia Saudite të heqë bllokadën totale dhe të ndërpresë sulmet kundër Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 17, 2020 02:32 Europe/Tirane
  • Sana: Negociata në kushtet e bllokadës totale janë të parealizueshme

Kryetari i ekipit negociator për paqen në Jemen, ka deklaruar se negociatat mund të ndiqen në kushtet kur Arabia Saudite të heqë bllokadën totale dhe të ndërpresë sulmet kundër Jemenit.

Muhamed Abdul’selam në një intervistë për agjencinë Masira të lajmeve ka thënë se Sana propozimin e OKB për negociata për pranimin e armëpushimit por kur sulmet vazhdojnë dhe rrethimi bllokues vazhdon, i konsideron mjet presioni. Ai edhe një herë theksoi se armëpushimi i shpallur nga koalicioni agresor saudit gjatë javës së kaluar është vetëm pretendim dhe mashtrim për përfitime propaganduese dhe mediatike. Kreu i ekipit negociator të Jemenit ka thënë se paqja mund të vendoset vetëm me ndërprerjen e sulmeve dhe heqjen e bllokadës kundër Jemenit pasi në rast të kundër paqja nën sulmet e armikut nuk mund të vihet. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.