Shtohet numri i princave sauditë të infektuar me virusin korona
Burimet saudite kanë bërë të ditur shtimin e numrit të princave sauditë që janë infektuar me virusin korona.
Për kurimin e princave sauditë, në Arabinë Saudite janë caktuar dy hotele të veçanta. Agjencia Al Alam e lajmeve njofton se Ahad Xhadid, një llogari në Twitter e cila më parë ka publikuar lajmin e arrestimit të princave të Arabisë suadite, ka bërë të ditur se numri real i të infektuarve me virusin Covid-19 në mesin e princave sauditë ka arritur në 150 princa. Sipas këtij burimi, spitali i specializuar në Xheda të Arabisë Saudite që është caktuar për të kuruar princat sauditë nuk pranon pacientë të tjerë dhe për këtë janë zgjedhur dy hotele për të kuruar dhe trajtuar pincat e familjes mbretërore. Më herët ishte deklaruar se rreth 150 pjesëtarë të familjes Al Saud janë infektuar me virusin korona, por është vënë në dukje se disa prej tyre nuk janë pjesë e anëtarëve të lartë të familjes. Deri tani në Arabinë Saudite për shkak të virusit korona anë humbur jetën 87 njerëz.