Perspektiva e bashkëpunimit ushtarak Bagdad-Uashington
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96334-perspektiva_e_bashkëpunimit_ushtarak_bagdad_uashington
Ish ambasadori i Iranit në Bagdad, Hasan Kazemi Komi, në një intervistë me agjencinë iraniane të lajmeve Tasnim News, theksoi se një dialog i ri strategjik midis Bagdadit dhe Uashingtonit nuk do të zhvillohej.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 18, 2020 18:10 Europe/Tirane
  • Perspektiva e bashkëpunimit ushtarak Bagdad-Uashington

Ish ambasadori i Iranit në Bagdad, Hasan Kazemi Komi, në një intervistë me agjencinë iraniane të lajmeve Tasnim News, theksoi se një dialog i ri strategjik midis Bagdadit dhe Uashingtonit nuk do të zhvillohej.

Ai tha se amerikanët donin të merrnin nën kontroll sigurinë në Irak duke rritur problemet sociale në atë vend. "Shtetet e Bashkuara, të cilat dikur pretendonin se kishin ardhur në Irak për të vendosur sigurinë në këtë vend, tani janë në një gjendje pasigurie, sepse janë ata që krijuan grupet terroriste në Irak, përfshirë ISIS-in", tha ai. Marrëveshja e sigurisë që Shtetet e Bashkuara donin të lidhnin me Irakun nuk u materializua, d.m.th që Shtetet e Bashkuara donin që në bazë të kësaj marrëveshje të ishin përgjegjës për mbrojtjen dhe sigurinë e Irakut, gjë që nuk ndodhi, sipas ish-diplomatit iranian. "Amerikanët po kërkojnë të sjellin në pushtet një qeveri irakiane, e cila të mos zbatojë ligjin për tërheqjen e ushtrisë amerikane nga Iraku. Një nga preokupimet kryesore të Shtëpisë së Bardhë në Irak është që  Bagdadi të mos ketë marrëdhënie të mira me vendet fqinje, përfshirë Republikën Islamike të Iranit," tha ai. "Unë mendoj se një dialog i ri strategjik midis Bagdadit dhe Uashingtonit nuk do të zhvillohet nëse Amerikanët nuk braktisin objektivat e tyre jolegjitime," tha ish ambasadori iranian në Bagdad. Agjensia zyrtare e lajmeve në Irak gjithashtu raportoi shpërthimin e dy raketave Katiusha në një kompani të huaj në juglindje të Bagdadit. Ndërkohë, Komiteti i Sigurisë dhe Mbrojtjes i Parlamentit Irakian i paraqiti Kryeministrit të vendit kërkesën zyrtare të Parlamentit për të blerë sistemin raketor rus S-400. "Pas kryerjes së një hetimi të plotë, komiteti ia dorëzoi kërkesën kreut të qeverisë për të blerë sistemet ruse S-400," tha Badr al-Zijadi, anëtar i komitetit për sigurinë dhe mbrojtjen. Sipas këtij të fundit, hetimi dhe hulumtimi për këtë blerje janë kryer me pjesëmarrjen e komandantëve të lartë ushtarakë të vendit dhe Parlamenti ka nevojë për miratimin e Kryeministrit për të kryer këtë blerje. "Qëllimi i blerjes së sistemeve S-400 nga Rusia është forcimi i sistemit mbrojtës të vendit," tha parlamentari irakian.