Ahmedoglu kritikon politikat e Erdogan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96367-ahmedoglu_kritikon_politikat_e_erdogan
Ish-kryeministri i Turqisë ka kritikuar politikat e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan sidomos pas referendumit për ndryshimet në Kushtetutën e Turqisë duke thënë se Erdogan po shkon drejt një pushteti autoritar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 20, 2020 10:22 Europe/Tirane
  • Ahmedoglu kritikon politikat e Erdogan

Ish-kryeministri i Turqisë ka kritikuar politikat e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan sidomos pas referendumit për ndryshimet në Kushtetutën e Turqisë duke thënë se Erdogan po shkon drejt një pushteti autoritar.

Faqja informative e gazetës “Cumhuriet” e Turqisë në një raport të saj ka shkruar se Ahmed Davudoglu, lideri i partisë “E Ardhmja”, duke hedhur poshtë pretendimet e personave të cilët e kanë quajtur atë ambicioz, ka thënë: “Unë kam mundur që pas fitores së prerë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe marrjes së numrit më të madh të votave në historinë e demokracisë në Turqi, me pretekst që të mos dobësohet qeveria, ta mbaja postin e kryeministrit dhe kryetarit të partisë AK, mirëpo nuk e kam bërë këtë”.

Ish-kryeministri i Turqisë ka thënë: “Unë theksoi në këtë çështjeje se liria më e madhe, demokracia dhe sistemi shoqërore është rruga për t’u përballur me ata të cilët synojnë të bëjnë grusht shtet, mirëpo Erdogan sidomos pas referendumit për ndryshime në Kushtetutë, po shkon drejt kapjes së pushtetit sa më shumë dhe drejt një pushtetit autoritar. Kjo ishte arsyeja kryesore që ka ndarë rrugët tona”.