Arabia Saudite vendos të reduktojë prodhimin e naftës
(last modified Tue, 21 Apr 2020 12:14:37 GMT )
Prill 21, 2020 14:14 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite vendos të reduktojë prodhimin e naftës

Arabia Saudite ka njoftuar për reduktimin e naftës së saj para kohën për të cilën kanë rënë dakord së fundi në organizatën OPEC.

Në mbledhjen e nëntë të ministrave të naftës dhe energjisë së 23 vendeve anëtare dhe joanëtare të OPEC, pjesëmarrësit kanë rënë dakord për reduktimin e prodhimit ditor të naftës me rreth 10 milionë fuçi duke filluar që nga data 1 maj 2020.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Arabia Saudite dhe anëtarët e tjerë të OPEC po mendojnë për reduktimin e prodhimit të naftës së tyre në kohën më të shpejtë të mundur dhe të mos presion deri në afatin e caktuar sipas marrëveshjes së fundit në OPEC së bashku me Amerikën dhe Rusinë.

Vlen të theksohet se marrëveshja për reduktimin e naftës e arritur në OPEC jo vetëm që nuk rezultoi me ngritjen e çmimit dhe stabilizimin e tregut të naftës, por rënia e çmimit ndodhi përkundër parashikimeve të OPEC.

 

Tags