Vriten 10 krerë terroristë të grupit ISIS në Irak
Organizata Hashd Sha’bi e Irakut ka njoftuar për vrasjen e 10 krerëve të terroristëve të ISIS në provincën Salahudin të Irakut.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se brigada 35 e forcave Hashd Sha’bi të Irakut dhe forcat ajrore të Irakut ditën e martë kanë sulmuar një qendër të terroristëve të ISIS në rajonin Al-Zelaija në provincën Salahudin të Irakut dhe përveç vrasjes së terroristëve të ISIS, kanë shkatërruar edhe pajisjet dhe armët e tyre.
Veprimet e elementëve të grupit terrorist ISIS në Irak gjatë muajve të fundit dhe sidomos pas vrasjes së gjeneralëve të Rezistencës më 3 janar të vitit 2020 nga forcat terroriste amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit, janë shtuar në masë të konsiderueshme.