Abdul’mehdi, kërkoi elasticitet mes partive politike për formimin e qeverisë
(last modified Wed, 22 Apr 2020 04:33:42 GMT )
Prill 22, 2020 06:33 Europe/Tirane
  • Abdul’mehdi, kërkoi elasticitet mes partive politike për formimin e qeverisë

Adel Abdul’mehdi kryeministër i Irakut në një letër drejtuar presidentit dhe kryetari të parlamentit ka kërkuar më shumë elasticitet për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje të mesme për formimin e kabinetit të ri qeveritar.

Kryeminsitri Abdul’mehdi ka thënë: Qëndrimi në funksion i kryeministrit të dorëhequr me kompetenca të kufizuara e ndërlikon situatën akoma më shumë. Adel Abdul’mehdi gjithashtu përmendi kërkesat e disa palëve për disa ministri të caktuara, këto kërkesa i konsideroi të pakuptimta dhe tha: Mandatarit për krijimin e qeverisë i duhet lejuar që të japë fjalën e fundit për zgjedhjen e ministrave të tij. Mustafa Kazemi është zgjedhur me urdhër të presidentit Berham Saleh si mandatar për formimin e qeverisë pasi partitë politike më herët kanë kundërshtuar zgjedhjen e Adnan Zarafit në postin e kryeministrit të Irakut. Kazemi sipas ligjit në Iraku ka 30 ditë afat kohë që të formojë kabinetin qeveritar dhe të marrë votëbesimin e parlamentit.

Tags