Ushtria irakiane vret disa pjesëtarë të ISIS
Në një sulm të avionëve luftarakë të Irakut, janë vrarë disa pjesëtarë të ISIS.
Agjencia Sumarie News njofton se sulmi është kryer kundër disa pozicioneve të ISIS në provincën Selahudin në veri të vendit. Njësia e luftës kundër terrorizmit në Irak ka bërë të ditur se 14 elementë të mbetur të ISIS janë përqendruar në zonat malore të provincës Selahudin. Disa prej tyre janë vrarë pasi janë ndjekur nga forcat e sigurisë së Irakut. Pas vrasjes së këtyre terroristëve janë zbuluar disa shpella dhe tunele që u përkisnin elementëve të ISIS. Forcat ajrore të Irakut të mbështetur nga njësitet tokësore, kanë sulmuar 14 pozicione dhe vendstrehime të elementëve të ISIS në veri të vendit dhe kanë vrarë shumicën e tyre.