Mbi 2500 ushtarë amerikanë largohen nga Iraku
Autoritetet ushtarake amerikane kanë njoftuar për kthimin e 2500 ushtarëve amerikanë nga Iraku dhe Kuvajti në Amerikë.
Agjencia e lajmeve Irna njoftoi se sipas faqes zyrtare të forcave ushtarake amerikane, Andrew Saslaw, komandant i forcave ajrore të divizionit 82 të ushtrisë amerikane, duke publikuar një postim në Facebook, ka shkruar: “Forcat ajrore të cilat janë dërguar për në rajon për t’i ndihmuar forcat e CENTCOM, gjatë javëve të ardhshme do të kthehen nga Iraku dhe Kuvajti në Amerikë”.
Faqja zyrtare e forcave ushtarake të Amerikës duke cituar këtë komandant, ka shkruar se këto forca pas hyrjes në Amerikë do të futen në karantine për të kryer analizat për virusin Korona.
Sipas këtij burimi 800 ushtarë amerikanë pas fillimin të përhapjes së virusit Korona janë kthyer në Amerikë dhe shumë prej këtyre forcave kanë qenë të dislokuar në Kuvajt dhe një pjesë e tyre në Irak.
Aktualisht një numër i madh i forcave amerikane janë të dislokuar në rajonin e Azisë Perëndimore dhe në vendet fqinje të Iranit dhe pavarësisht kërkesës së disa prej këtyre vendeve si Siria dhe Iraku për largimin e forcave amerikane, Amerika akoma vazhdon t’i mbajë këto forca në mënyrë të paligjshme në ato vende.
Mark A. Milley, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Amerikës, më parë kishte thënë se forcat ajrore e divizionit 82 dhe grupi luftarak i brigadës së parë që janë dërguar në Azinë Perëndimore në janar të vitit 2020, për shkak të përhapjes së virusit Korona, nuk mund të kthehen në Amerikës.