Forcat ushtarake sioniste sulmojnë kampin e refugjatëve palestinezë
Forcat ushtarake të regjimit sionist duke përdorur gaz lotsjellës kanë sulmuar kampin e refugjatëve palestinezë në qendër të qytetit Tul Kerem dhe si pasojë i këtij sulmi, janë lënduar me dhjetëra palestinezë në mesin e tyre edhe disa fëmijë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se si pasojë e sulmit të forcave të regjimit sionist në kampin e refugjatëve palestinezë, ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe disa persona të lënduar i kanë transferuar në spital për kurim.
Forcat ushtarake të regjimit sionist edhe ditën e hënë kanë sulmuar kampin e refugjatëve palestinezë “Al-Favar” në jug të qytetit Al-Khalil në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe janë përleshur me palestinezët dhe gjatë këtyre përleshjeve janë plagosur të paktën 6 palestinezë.