11 ambasadorë evropianë paralajmërojnë Tel Avivin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96677-11_ambasadorë_evropianë_paralajmërojnë_tel_avivin
Ambasadorët e Anglisë, Francës, Gjermanisë dhe të shteteve të tjera thonë se aneksimi i Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në territoret e pushtuara, është shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe dëmton stabilitetin rajonal.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 01, 2020 10:18 Europe/Tirane
  • 11 ambasadorë evropianë paralajmërojnë Tel Avivin

Ambasadorët e Anglisë, Francës, Gjermanisë dhe të shteteve të tjera thonë se aneksimi i Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në territoret e pushtuara, është shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe dëmton stabilitetin rajonal.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gazeta sioniste “Times of Israel” në një raport të saj, ka shkruar: “11 ambasadorë të shteteve evropiane të enjten kanë paralajmëruar Izraelin në lidhje me pasojat e mëdha të zbatimit të planit për aneksimin e disa pjesëve të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan si pjesë e një marrëveshje për koalicionin qeveritar të Izraelit”.

Sipas këtij burimi, ambasadorët e Anglisë, Gjermanisë, Francës, Irlandës, Holandës, Italisë, Spanjës, Suedisë, Belgjikës, Danimarkës, Finlandës dhe ai i Bashkimit Evropian në mënyrë zyrtare kanë kundërshtuar këtë veprim të regjimit sionist dhe i kanë dhënë një paralajmërim ministrisë së jashtme të regjimit sionist.

Këta ambasadorë këtë notë proteste të tyre e kanë kumtuar nëpërmjet videokonferencës për Ana Azari, sekretare për çështje evropiane në ministrin e jashtme izraelite dhe kanë thënë: “Ne jemi shumë të shqetësuar për ekzistimin e një paragrafi në marrëveshjen e koalicionit qeveritar që krijon rrethanat për aneksimin e disa pjesëve të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës në territoret e pushtuara. Aneksimi i çfarëdo pjese të Bregut Perëndimor është shkeljen e hapur dhe e qartë e ligjit ndërkombëtar. Prandaj, një veprim i tillë dëmton rëndë përpjekjet për ringjalljen e procesit të negociatave për paqe dhe do të ketë pasoja shumë negative për stabilitetin rajonal dhe pozitën e Izraelit në arenën ndërkombëtare”.

Këta ambasadorë evropianë gjithashtu kanë kërkuar ndërprerjen e planeve të qeverisë së regjimit sionist për ndërtimin e kolonive sioniste në pjesën lindore të Kodsit të shenjtë.