Koalicioni saudit kryen tjetër krim lufte në Jemen
Anëtari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit ka deklaruar se sulmi i koalicionit agresor saudit kundër një kontingjenti që transportonte artikuj ushqimor dhe medikamente në qendrën doganore “Afar” në provincën Al-Bejda’e, është krim lufte.
Burimet jemenase sot në mëngjes kanë njoftuar se avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë bombarduar qendrën doganore “Afar” në provincën Al-Bejda’e dhe gjatë këtij sulmi janë djegur në zjarr 11 kamionë që transmetonin artikuj ushqimor, medikamente dhe pajisje të tjera. Si pasojë e këtij sulmi gjithashtu janë plagosur tre civilë jemenas dhe janë zhdukur disa të tjerë
Muhamed Ali Al-Huthi sot (të shtunën) në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar: “Sulmi i forcave të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kundër qendrës doganore “Afar”, është shembull i qartë i krimeve të luftës që ka kryer koalicionit agresor i Arabisë Saudite gjatë viteve të fundit kundër popullit të Jemenit dhe veprimet agresore dhe vrasjet, janë shembulli më i dalluar i krimeve të koalicionit agresor saudit gjatë viteve të fundit kundër Jemenit”.
Muhamed Ali Al-Huthi shtoi: “Avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në mënyra të ndryshme po vazhdojnë tensionet dhe një prej këtyre metodave është sulmi i fundit kundër qendrës doganore “Afar” në provincën Bejda’e të cilën e kanë bombarduar disa herë dhe kanë vrarë dhe kanë plagosur me dhjetëra civilë jemenas dhe kanë djegur kamionët transmetues të artikujve ushqimor”.
Muhamed Ali Al-Huthi theksoi: “Koalicioni agresor i Arabisë Saudite dhe Amerika në vend të përballet me përhapjen e virusit Korona, po shtojnë sulmet ajrore dhe tokësore kundër Jemenit dhe ky veprim bëhet për të shtuar edhe më shumë bllokadën kundër popullit të Jemenit”.