Protesta kundër Netanyahut në Izrael
Me mijëra qytetarë në territoret e pushtuara ditën e diele në Tel Aviv kanë protestuar kundër zgjatjes tej mase të procesit për formimin e kabinetit qeveritar për shkak të dëmeve që janë shkaktuar për ata gjatë krizës së përhapjes së virusit Korona.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se mediat jo izraelite kanë raportuar se numri i pjesëmarrësve në këto protesta ishte disa dhjetëra mijëra persona të cilët janë mbledhur në disa sheshe të qytetit Tel Aviv. Mediat e huaja kanë thënë se protestuesit kanë kërkuar nga autoritetet sioniste që t’i japin fund kufizimeve të vendosura për shkak të përhapjes së virusit Korona dhe t’i japin ndihma persona të cilët kanë pësuar humbje gjatë këtyre rrethanave. Regjimi sionist ka më shumë se një vit që po përballet me krizën e formimit të kabinetit të ri qeveritar ndërsa organizimi i tre palë zgjedhjeve parlamentare nuk pati rezultat për zgjedhjen e kryeministrit të ri me shumicë votash kurse kriza e virusit Korona i është shtuar këtyre rrethanave. Netanyahu është i vetmi kryeministër i regjimit sionist që në kohën kur mban këtë post ai akuzohet për korrupsion dhe për shkelje të tjera si marrja e ryshfeteve. Gjyqi kundër Netanyahut pritej të mbahej më 17 mars por u shty për shkak të masave të përballjes me virusin korona.