19 gazetarë palestinezë në burgjet e regjimit sionist
(last modified Sun, 03 May 2020 15:05:42 GMT )
May 03, 2020 17:05 Europe/Tirane
  • 19 gazetarë palestinezë në burgjet e regjimit sionist

Zyra informative të qeverisë së Palestinës në Gaza ka njoftuar se 19 gazetarë palestinezë janë arrestuar nga forcat sioniste dhe akoma po mbahen në burgjet e regjimit sionist.

Qendra për informim e Palestinës ka bërë të ditur se zyra informative e qeverisë së Palestinës ditën e diele në një raport të saj, ka vë në dukje vazhdimin e krimeve të regjimit sionist kundër gazetarëve palestinezë dhe ka deklaruar: “Aktualisht 19 gazetarë dhe aktivistë të mediave në mesin e tyre dy gazetare palestineze po mbahen të burgosur në burgjet e regjimit sionist.

Sipas këtij raporti, që nga fillimi i vitit 2020 e deri më tani, janë regjistruar 167 raste të sulmeve të forcave ushtarake të regjimit sionist kundër gazetarëve palestinezë dhe gjatë këtyre sulmeve janë plagosur 35 gazetarë, 38 janë arrestuar dhe 35 gazetarëve të tjerë u është ndaluar vazhdimi i aktivitetit të tyre.

Regjimi sionist me ndalimin a aktivitetit të lirë mediatik dhe me arrestimin e gazetarëve palestinezë, po bënë përpjekje të pengojë informimin e opinionit publik për krimet e këtij regjimi kundër popullit palestinez.

Gjithashtu deri më tani një numër i konsideruar i gazetarëve palestinezë janë vrarë nga forcat ushtarake të regjimit sionist.

 

Tags