Forcat ruse bllokojnë konvojin e SHBA në verilindje të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96728-forcat_ruse_bllokojnë_konvojin_e_shba_në_verilindje_të_sirisë
Njësitë e policisë ushtarake ruse në krahinën veri-lindore të Sirisë, Hasake, kanë raportuar se kanë ndaluar një kolonë amerikane të hynte në një qytet strategjik, në mes të përshkallëzimit midis dy palëve për lirinë e lëvizjes në rajonin kryesisht me popullsi kurde.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 03, 2020 17:00 Europe/Tirane
  • Forcat ruse bllokojnë konvojin e SHBA në verilindje të Sirisë

Njësitë e policisë ushtarake ruse në krahinën veri-lindore të Sirisë, Hasake, kanë raportuar se kanë ndaluar një kolonë amerikane të hynte në një qytet strategjik, në mes të përshkallëzimit midis dy palëve për lirinë e lëvizjes në rajonin kryesisht me popullsi kurde.

Agjensia e lajmeve Sputnik raportoi se forcat ruse bllokuan rrugën kryesore të fshatit Tanurijah, i cili shtrihet 10 kilometra (gjashtë milje) në lindje të qytetit Kamishli, dhe nuk lejuan trupat amerikane të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt qytetit. Raporti shton se të paktën tetë automjete të blinduara ruse ndaluan për disa orë konvojin amerikan, në një veprim hakmarrës kundër ndalimit të mëparshëm të një autokolone ruse nga forcat amerikane dhe ndalimin e saj për të arritur në qytetin Kahtanijah. Kjo nuk ishte hera e parë që forcat amerikane kishin hasur në patrullime ruse në zonë. Siria, e cila nuk ka autorizuar praninë ushtarake amerikane në territorin e saj, ka dënuar praninë e SHBA në zonat veri-lindore të Sirisë, duke thënë se Amerika po "plaçkit" naftën e vendit.