Arsyet e rishfaqjes së kërcënimit të ISIS në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96735-arsyet_e_rishfaqjes_së_kërcënimit_të_isis_në_irak
Elementë të grupit terrorist ISIS sulmuan forcat e mobilizimit popullor të Irakut, duke vrarë ose plagosur me dhjetëra luftëtarë.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
May 04, 2020 06:57 Europe/Tirane
  • Arsyet e rishfaqjes së kërcënimit të ISIS në Irak

Elementë të grupit terrorist ISIS sulmuan forcat e mobilizimit popullor të Irakut, duke vrarë ose plagosur me dhjetëra luftëtarë.

Mercenarët takfiristë, të cilët trupat amerikane i kanë transferuar me helikopter prej dy muajsh nga Siria në Al-Anbar për ta bërë atë një ushtri të aftë për të mposhtur forcat e armatosura irakiane dhe duke justifikuar kështu vazhdimin e pranisë së tyre të paligjshme në Irak, dështuan mjerisht këtë të shtunë, ndërsa u përpoqën me autobomba dhe të mbështetur me artileri, të pushtonin një pjesë të madhe të provincës Sekahudin. Deklarata e komandës së forcave të armatosura irakiane, si dhe e Hashd al-Shaabit, njoftoi "se dështoi një përpjekje e turpshme për të marrë  rajonin Salahudin dhe për ta bërë atë një bazë të pasme për kthimin e ISIS-it". Kjo mega-ofensivë e SHBA-së, e përgatitur prej kohësh kundrejt sfondit të Covid-19, dështoi me turp, pasi Hashd al-Shaabi e kishte zmbrapsur atë me koston e jetës së 11 anëtarëve të tij. Numri i të plagosurve i tejkalon 20 persona.   Ka disa pika për tu theksuar lidhur me rishfaqjen e kërcënimit të paraqitur nga ISIS në Irak. Pika e parë është se elementët e ISIS-it kanë zgjedhur fshatrat e braktisur në kufirin midis provincave Diale dhe Selahudin për raundi e ri të operacioneve. Nga njëra anë, këto fshatra janë të pabanuar dhe nga ana tjetër, forcat e sigurisë u kushtojnë më pak vëmendje këtyre fshatrave. Prandaj, elementët e ISIS-it kanë më shumë liri veprimi për të planifikuar operacionet e tyre nga brenda këtyre fshatrave. Në përputhje me rrethanat, komandanti i forcave të mobilizimit njoftoi se fshatrat e braktisur janë bërë një burim kërcënimi për provincën e Diales dhe fshatrat e rajonit të çliruar Al-Azim, si dhe një pikë tërheqjeje për terroristët e ISIS-it dhe mbetjet e tyre. Pika e dytë është se kërcënimi i ISIS në Irak është rritur ndërsa irakianët po bëjnë presion për tërheqjen e trupave amerikane. Parlamenti irakian miratoi më herët më 5 janar rezolutën për tërheqjen e trupave amerikane, dy ditë pas ekzekutimit së liderëve të rezistencës. Muajt e fundit, populli dhe grupet politike irakiane po bëjnë presion të madh për zbatimin e rezolutës parlamentare dhe tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku.  Shumë analistë, si dhe një numër i figurave të njohura të Irakut, besojnë se ringjallja e kërcënimeve të ISIS-it është e koordinuar nga Shtetet e Bashkuara për të përcjellë mesazhin tek populli, grupet dhe qeveria irakiane se aktivitetet e ISIS-it në Irak do të rriten nëse trupat amerikane tërhiqen nga ky vend. Në fakt, amerikanët po përpiqen të ruajnë praninë e trupave të tyre në Irak duke mbështetur ISIS-in dhe veprimet e tij. Në lidhje me këtë, Muhamed Mehdi al-Bayati, një anëtar i lartë i organizatës Badr të Irakut, thotë se sulmet e fundit terroriste në Irak kryhen me mbështetjen e Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara, sepse ata kërkojnë të hapin rrugën për kthimin e terroristëve në Irak. Nasr al-Shammari, zëdhënës i Lëvizjes irakiane Najba, gjithashtu theksoi se terroristët bëhen aktivë sa herë që flitet për dëbimin e pushtuesve amerikanë nga Iraku. Pika e tretë është se ringjallja e aktiviteteve të ISIS në Irak lidhet drejtpërdrejt me situatën e brishtë politike në Irak. Iraku është qeverisa nga qeveria administruese që nga 1 dhjetori 2019 dhe kabineti i kryeministrit Mustafa al-Kazemi ende nuk është formuar. Vakumi politik është mundësia më e mirë që kërcënimet e ISIS të rriten.  Ndërkohë, pjesa më e madhe e përqendrimit të qeverisë së udhëhequr nga Adel Abdul-Mahdi në administrimin e punëve, është përdorur për të luftuar virusin vdekjeprurës korona. "Grupi terrorist ISIS ka përfituar nga situata politike në vend që është përqëndruar për të luftuar virusin e koronës dhe ka shënjestruar disa zona të irakut", tha Hassan Karim al-Kaabi, nënkryetari i parë i parlamentit irakian.