Anëtarët e arrestuar të ISIS transferohen nga provinca Hesake në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96757-anëtarët_e_arrestuar_të_isis_transferohen_nga_provinca_hesake_në_irak
Njëkohësisht me shtimin e sulmeve të grupit terrorist ISIS në disa zona të Irakut, burimet lokale në Siri njoftuan se forcat amerikane po transferojnë një numër të madh të burgosurish të ISIS nga provinca Hesake në Irak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 05, 2020 02:41 Europe/Tirane
  • Anëtarët e arrestuar të ISIS transferohen nga provinca Hesake në Irak

Njëkohësisht me shtimin e sulmeve të grupit terrorist ISIS në disa zona të Irakut, burimet lokale në Siri njoftuan se forcat amerikane po transferojnë një numër të madh të burgosurish të ISIS nga provinca Hesake në Irak.

Sipas një njoftimi të agjencisë Sana të lajmeve, burimet lokale në Hesake njoftuan se forcat pushtuese amerikane po transferojnë terroristët e ISIS që mbahen të burgosur nga forcat demokratike siriane në një prej bazave të tyre në Irak. Burgu ku po transferohen pjesëtarët e grupit terrorist ISIS ndodhet në qytetin lindor Shedadi. Javën e kaluar forcat pushtuese amerikane gjithashtu kanë transferuar disa terroristë të ISIS nga qytetit Shedadi në rrethinat e provincës Hesake për në Irak. Ndërkohë grupi terrorist ISIS prej disa javës po kryen sulme në zonat veriore të Irakut.