Rusia lejon Iranin të përdorë bazën ajrore Khmeimim?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96780-rusia_lejon_iranin_të_përdorë_bazën_ajrore_khmeimim
Rusia ka hapur bazën e saj ajrore Khmeimim për aeroplanët ushtarakë iranianë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 05, 2020 16:56 Europe/Tirane
  • Rusia lejon Iranin të përdorë bazën ajrore Khmeimim?

Rusia ka hapur bazën e saj ajrore Khmeimim për aeroplanët ushtarakë iranianë.

Siç raporton sajti Avia.Pro i afërt me Ministrinë ruse të Mbrotjes, pasi Izraeli dëmtoi infrastrukturën e një numri bazash ushtarake siriane, me qëllim që të parandalonte aeroplanët iranianë me armatime të zbarkonin atje, Rusia i siguroi ushtrisë iraniane mundësinë e përdorimit të aeroportit të saj ushtarak në provincën Latakia, duke sfiduar kështu Netanjahun, i cili premtoi të sulmonte ushtrinë iraniane në çdo kohë. Avia.Pro në një raport të martën shkruan: "Disa orë më parë, dy avionë ushtarakë zbarkuan në bazën ajrore ushtarake ruse Khmeimim – një aeroplan i Forcave Ajrore Siriane Il-76 dhe avioni Airbus A310, në bordin e të cilit, siç pritej, kishte një ngarkesë të madhe armësh dhe municionesh. Ulja në bazën ajrore ushtarake ruse i garanton Iranit 100% mbrojtje nga sulmet e mundshme raketore, pasi në rast të kërcënimit më të vogël, Rusia do të sulmojë avionët luftarakë pa asnjë paralajmërim". "Duke lejuar Iranin të përdorë bazën ajrore Khmeimim, Rusia sfidoi Netanjahun, duke theksuar fjalë për fjalë se vetëm një përpjekje për të sulmuar bazën ajrore ushtarake ruse në Siri, pavarësisht nga rrethanat, do të çonte jo vetëm në shkatërrimin e avionëve izraelitë, por edhe në goditjen e vetë Izraelit ”- shprehet një specialist ushtarak rus për Avia.Pro. Ky burim shton: "Duhet sqaruar se të dhëna specifike për armët që transportohen nga Irani ende nuk janë njoftuar, megjithatë, duke marrë parasysh faktin se Rusia dërgoi më shumë se njëqind tanke T-90 dhe automjete të tjera të blinduara në Siri, është e qartë se një operacion i ri në shkallë të gjerë është planifikuar në Idlib".