Gjykata izraelite anashkalon dosjet e korrupsionit të Netanjahut
Gjykata e lartë e regjimit sionist duke anashkaluar dosjet dhe akuzat për korrupsion të Beniamin Netanjahut, kryeminsitrit të regjimit sionist, ka konfirmuar marrëveshjen për formimin e qeverisë së koalicionit mes tij dhe Benny Gantz.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjykata e lartë e regjimit sionist ditën e mërkurë ka lëshuar një vendim dhe ka anashkaluar kërkesat për të ndaluar kryesinë e Netanjahut mbi kabinetin e ardhshëm qeveritar për shkak të akuzave që janë ngritur kundër tij në disa dosje për korrupsion.
Mbledhja e dytë e gjykatës së lartë të regjimit sionist e cila u zhvillua ditën e hënë, kjo gjykatë ka shqyrtuar arsyet juridike në lidhje me të qenit ligjor ose jo të koalicionit mes Netanjahut dhe Gantz.
Kundërshtarët e këtij koalicioni kanë theksuar se kabineti i ri në mënyrë të paligjshme i ka dhënë imunitet Netanjahut përball procesit gjyqësor në dosjet e korrupsionit financiar.
Netanjahu dhe Bentz kanë deklaruar se kabineti qeveritar i koalicionit të tyre më 13 maj do të bëjë betimin dhe në këtë mënyrë do të marrë fund kriza më e gjatë politike e regjimit sionist.