Qeveria e re e Irakut nis aktivitetin e saj
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96838-qeveria_e_re_e_irakut_nis_aktivitetin_e_saj
Kryeministri i Irakut ditën e enjte në prani të ministrave të propozuar prej tij në formë zyrtare ka nisur punën e qeverisë së re.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 08, 2020 02:46 Europe/Tirane
  • Qeveria e re e Irakut nis aktivitetin e saj

Kryeministri i Irakut ditën e enjte në prani të ministrave të propozuar prej tij në formë zyrtare ka nisur punën e qeverisë së re.

Mustafa Kazemi, kryeministri i ri i Irakut mbajti takimin e parë të qeverisë së tij në kohën kur i pranishëm ishte edhe Adel Abdul’mehdi kryeministri i dorëhequr i Irakut. Në këtë takim kryeministri Kazemi tha: Ne jemi betuar të mbështesim qeverinë dhe t’i kthejmë besimin shoqërisë. Ne jemi të vendosur të përpiqemi për të kthye sigurinë dhe për të përmirësuar ekonominë shtoi ndër të tjera kryeministri irakian. Parlamenti i Irakut dje me shumicë votash ka miratuar qeverinë e Mustafa Kazemi kryeministër i Irakut.