Netanjahu emërohet kryeministër për formimin e kabinetit qeveritar
Presidenti i regjimit sionist ka emëruar Beniamin Netanjahun për formimin e kabinetit të ri qeveritar.
Burimet sioniste njoftuan se Reuven Rivlin, presidenti i regjimit sionist, ditën e enjte pasi ka pranuar nënshkrimin e 72 anëtarëve të parlamentit izraelit, ka emëruar Beniamin Netanjahun për formimin e kabinetit të ri qeveritar.
Ky vendim i presidentit të regjimit sionist është marrë pasi deputetët e parlamentit sionist kanë votuar pro formimit të kabinetit qeveritar Netanjahu-Gantz në bazë të kryeministrisë me radhë.
Beniamin Netanjahu, lideri i partisë Likud dhe Benny Gantz, lideri i koalicionit “Kaltër e Bardh”, më parë kishin arritur marrëveshje për formimin e kabinetit qeveritar të koalicionit.