Moska po mendon për ndërtimin e një centrali atomik në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96927-moska_po_mendon_për_ndërtimin_e_një_centrali_atomik_në_irak
Ambasadori i Rusisë në Irak ka njoftuar për fillimin e negociatave të para me Bagdadin për ndërtimin e një centrali atomik në Irak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 11, 2020 09:34 Europe/Tirane
  • Moska po mendon për ndërtimin e një centrali atomik në Irak

Ambasadori i Rusisë në Irak ka njoftuar për fillimin e negociatave të para me Bagdadin për ndërtimin e një centrali atomik në Irak.

Agjencia e lajmeve “Al-Malume” e Irakut njoftoi se Maksim Maksimov, ambasadori i Rusisë në Irak, deklaroi: “Ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me Irakun në fushën e energjisë paqësore atomike dhe kemi filluar negociatat e para për ndërtimin e një centrali atomik në Irak”.

Ai shtoi: “Ne kemi aftësi dhe kapacitete të mëdha në fushën e energjisë atomike dhe mund ta transferojmë këtë teknologji në Irak për t’i dhënë fund krizës së energjisë elektrike. Negociata për shkak të sasisë së projekteve të cilat do t’i zbatojmë, do të marrin shumë kohë”.

Ambasadori i Rusisë në Irak tha: “Kontaktet dhe negociatat po vazhdojnë dhe është e nevojshme që të krijojmë kushte të përshtatshme përgatitore. Kemi negociata në fushën e energjisë dhe aktivitetet tona po vazhdojnë”.