Forcat irakiane neutralizojnë sulme të ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96944-forcat_irakiane_neutralizojnë_sulme_të_isis
​​​​​​​Forcat e mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak kanë neutralizuar një sulm të ISIS në rajonin Belad në veri të kryeqytetit Bagdad.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 12, 2020 04:42 Europe/Tirane
  • Forcat irakiane neutralizojnë sulme të ISIS

​​​​​​​Forcat e mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak kanë neutralizuar një sulm të ISIS në rajonin Belad në veri të kryeqytetit Bagdad.

Aktualisht forcat e mobilizimit të popullor Hashd Shaabi në Irak janë organizuar për të spastruar të gjitha vendstrehimet e mbetura të grupit terrorist ISIS në Irak. Këto forca vazhdimisht neutralizojnë sulme dhe veprime të elementëve të mbetur të grupit terrorist ISIS. Forcat popullore Hashd Shaabi në Irak kanë neutralizuar një tjetër sulm të ISIS në provincën Diale në lindje të Irakut. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia kombëtare informative e Irakut e cila citon përgjegjësin mediatik të brigadës 22 të forcave Hashd Shaabi, i cili ka thënë se shumë terroristë të ISIS janë konfrontuar me forcat patrulluese Hashd Shaabi në pikët kalimtare Busisa në kufirin mes provincave Diale dhe Selahudin, ku më pas terroristët e ISIS janë detyruar të tërhiqen. Ai tha se në këtë konfrontim nuk është vrarë apo plagosur ndonjë pjesëtar i forcave popullore të Irakut.