Pompeo arrin në territoret e pushtuara
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97007-pompeo_arrin_në_territoret_e_pushtuara
Sekretari amerikan i shtetit disa orë më parë ka arritur në territoret e pushtuara për të biseduar me autoritetet e regjimit sionist në lidhje me çështje të ndryshme duke përfshijë edhe Iranin dhe përhapjen e virusit Korona.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 13, 2020 12:58 Europe/Tirane
  • Pompeo arrin në territoret e pushtuara

Sekretari amerikan i shtetit disa orë më parë ka arritur në territoret e pushtuara për të biseduar me autoritetet e regjimit sionist në lidhje me çështje të ndryshme duke përfshijë edhe Iranin dhe përhapjen e virusit Korona.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Mike Pompeo gjatë kësaj vizite do të takohet dhe bisedojë me Beniamin Netanjahun, kryeministrin e regjimit sionist, në lidhje me një varg çështjesh të ndryshme. Pompeo do të takohet edhe me funksionar të tjerë të regjimit sionist.

David Shenger, zv/sekretari amerikan i shtetit për çështje të Lindjes së Mesme, javën e kaluar me anë të një videokonference, ka biseduar me gazetarët në lidhje me vizitën e Mike Pompeo në territoret e pushtuara dhe ka thënë se gjatë kësaj vizite Pompeo do të bisedojë me autoritetet e regjimit sionist në lidhje veprimet e Iranit në rajon, Sirinë dhe zhvillimet përkatëse me Hezbullahun.