Palestinezët protestojnë kundër ekzekutimeve frontale të regjimit sionist
Me qindra palestinezë janë mbledhur në Kodsin e shenjtë dhe kanë protestuar kundër ekzekutimeve me vrasje frontale nga ana e regjimit sionist.
Mostafa Junes një i ri palestinez u martirizuar ditën e mërkurë në hyrje të spitalit “Tel Hashumir” në afërsi të Tel Avivit nga roja sioniste e spitalit.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se protestuesit palestinezë kanë protestuar dhe dënuar krimet e regjimit sionist në territoret e pushtuara.
Kolonët sionistë deri më tani shumë herë në rajone të ndryshme të territoreve të pushtuara ka sulmuar palestinezët dhe kanë rrahur fizikisht ose edhe i kanë plagosur dhe vrarë qytetarët palestinezë.
Forcat ushtarake të regjimit sionist gjithashtu gjatë ditëve të kaluara kanë vrarë dy fëmijë palestinezë në jugperëndim të qytetit Al-Khalil në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.