Polemikë e re në Arabinë Saudite
Një polemikë e re ka shpërthyer në Arabinë Saudite pasi Ministri i Arsimit pa dhënë asnjë sqarim, njoftoi se mësuesit me ide opozitare do të pushoheshin nga puna.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars News, Ministri i Arsimit i Arabisë Saudite, Hamad Al-Sheik, ka njoftuar se ai ka autorizuar drejtorët e shkollave që menjëherë të largojnë mësuesit që kundërshtojnë qasjet e qeverisë. Sipas Agjencisë së Lajmeve Anatoli, Al-Sheik shtoi: "Derisa të merret vendimi përfundimtar për personat e pushuar, atyre do t'u jepen punë të përkohshme jashtë shkollës." Ai nuk ka sqaruar rrethanat apo qasjet intelektuale që çojnë në largimin e mësuesve, dhe kjo ka shkaktuar kritika të gjera. Aktivistët sauditë në mediat sociale thanë se vendimi mund të çojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve personale midis drejtorëve të shkollave dhe mësuesve. Shkurtin e kaluar, Ministri Saudit i Arsimit shkarkoi kreun e Fakultetit të Sheriatit në Riad, dhe media lokale raportoi se arsyeja ishte pritja e tij e njerëzve me pikëpamje opozitare.