Protesta kundër Netanjahut në Kods
Në qytetin Kods janë organizuar protesta kundër kryeministrit të regjimit sionist dhe anëtarëve të kabinetit të tij qeveritar të cilët akuzohen për korrupsion.
Qytetarët e Kodsit kanë organizuar protesta kundër korrupsionit dhe terrorizmit çifut dhe kanë protestuar kundër Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist. Qendra informative e Palestinës njoftoi se një anëtar i parlamentit sionist nga partia laburiste, ka deklaruar se protestat e qytetarëve të Kodsit ishin kundër heshtjes së Netanjahut dhe kundër politikave të tij ndaj veprimeve terroriste të kolonëve sionist kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan. Kjo qendër ka thënë gjithashtu se shtimi i sulmeve të kolonëve sionist kundër palestinezëve gjatë ditëve të fundit është bërë më i dukshëm. Me mijëra qytetarë izraelit në Palestinën e pushtuar në Kods janë mbledhur në një protestë dhe kanë protestuar kundër korrupsionit financiar të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist. Protestuesit izraelitë kanë kërkuar dorëheqjen e Netanjahut dhe të gjithë kabinetit të tij qeveritar. Netanjahu akuzohet për "Dosjen 1000" lidhur me marrjen e dhuratave të mëdha nga një pasanik, për "Dosjen 2000" në lidhje me marrëveshjen me pronarin e gazetës "Yediot Aharonot" dhe për "Dosjen 3000" që lidhet me blerjen e nëndetëseve bërthamore nga Gjermania.