Shkrimtari kilian transmeton krimet e regjimit sionist
Shkrimtari kilian krimet e regjimit sionist dhe rezistencën e popullit të shtypur të Palestinës i ka konsideruar të vërtetë të qartë të cilën nuk mund ta mohojë askush.
Pablo Jofre Leal, gazetar dhe shkrimtar nga Kili, në një artikull të publikuar në faqen e kanalit informativ Tele Sur, ka shkruar: “Dosja e krimeve të panumërta të regjimit sionist kundër popullit të shtypur të Palestinës është aq e rëndë sa që mediat nuk kanë aftësinë për t’i fshehur ato krime më”.
Ky gazetar kilian në përshkrimin e ngjarjes tragjike të ditës së Nekbatit, ka shkruar: “Data 15 maj e vitit 1948, nuk kujton vetëm themelimin e regjimit djallëzor dhe fals sionist, por është fillimi i një gjenocidi mbi 7 dekada kundër një populli dhe ky gjenocid akoma po vazhdon. Dita e Nekbatit është dita e regjistrimit historik të krimeve të luftës dhe veprimeve të tjera të regjimit fals sionist në shkeljen e të drejtave të njeriut nën mbështetjen e pakufishme të Uashingtonit. Trasferimi i ambasadës së Amerikës nga Tel Avivi në Kods është një dokument tjetër i hapur që tregon pjesëmarrjen e Uashingtonit në krimet dhe agresionin e regjimit sionist kundër palestinezëve. Megjithatë fitorja e Palestinës kundër regjimit sionist ka nevojë për një rezistencë e cila mund të gjendet në masë madhe te burrat dhe grat palestineze, prandaj detyrë e të gjithëve ndaj kësaj dhune dhe padrejtësie të hapur, është mbështetja ndaj këtij ideali deri në shkatërrimin e plotë të regjimit sionist. Palestinezët të premten e kaluar kanë kaluar 72 vjetorin e ditës së Nekbatit dhe të premten e ardhshëm shënojnë Ditën Botërore të Kodsit të shenjtë”, - shkruan ndër të tjera shkrimtari kilian Pablo Jofre Leal.