Bashar Xhafari: Terrorizmi ekonomik kundër Sirisë duhet të marrë fund
Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka theksuar nevojën për t’i dhënë fund terrorizmit ekonomik, tregtar, financiar dhe shëndetësor ndaj Sirisë i cili është krijuar si pasojë e veprimeve të dhunshme dhe të njëanshme të shteteve perëndimore kundër Sirisë.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Basha Xhafari, përfaqësuesi i Sirisë në OKB, deklaroi: “Çfarëdo lloj përmirësimi në gjendjen njerëzore të Sirisë kërkon bashkëpunim dhe koordinim me qeverinë e Sirisë dhe të hiqet dorë nga politizimi i aktiviteteve humanitare dhe shtetet perëndimore duhet të heqjen dorë nga politikat e tyre të bazuara mbi imponimin e veprimeve të dhunshme dhe parakushteve të padrejta për aktivitetin humanitar dhe për zhvillimin e vendit”.
Al-Xhaari shtoi: “Pas kërkesave tona për heqjen e këtyre sanksioneve të dhunshme dhe të paligjshme kundër popullit të Sirisë dhe kundër disa vendeve mike të Sirisë, janë vërejtur reagime pozitive ndaj këtyre kërkesave nga ana e sekretarit të përgjithshëm të OKB dhe nga disa funksionarë të lartë të kësaj organizate se Geir Pedersen, të dërguarit special të sekretarit të përgjithshëm të OKB në Siri dhe raportuesit special për shqyrtimin e pasojave të padrejta kundër të të drejtave të njeriut dhe nga raportuesi specila në fushën e ushqimit dhe OBSH dhe nga përfaqësues të mbi 40 organizatave ndërkombëtare të cilët kanë kërkuar heqjen e këtyre sanksioneve të padrejta dhe të njëanshme nga të cilat po vuajnë rreth 2 miliardë njerëz në vende të ndryshme të botës”.
Al-Xhafari theksoi: “Në anën e kundërt të këtyre qëndrimeve qëndron qeveria e Amerikës dhe aleatët e saj të cilët preferojnë të vazhdojnë shkeljen e ligjeve ndërkombëtare, shkeljen e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe rregullave të të drejtave të njeriut dhe gjatë dy muajve të kaluara nuk kanë lejuar miratimin e çfarëdo plani apo projektrezolute për t’i dhënë fund këtyre sanksioneve të njëanshme dhe të paligjshme”.