Arrestohet zëvendësi i Al-Bagdadi në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97215-arrestohet_zëvendësi_i_al_bagdadi_në_irak
Shërbimi informativ kombëtar i Irakut njoftoi arrestimin e Abdul’naser Gerdash, zëvendësi i Abu Bekr Bagdadit, ish kreut të grupit terrorist ISIS.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 21, 2020 09:11 Europe/Tirane
  • Arrestohet zëvendësi i Al-Bagdadi në Irak

Shërbimi informativ kombëtar i Irakut njoftoi arrestimin e Abdul’naser Gerdash, zëvendësi i Abu Bekr Bagdadit, ish kreut të grupit terrorist ISIS.

Sipas aparatit informativ të Irakut, arrestimi i tij u krye pas informacione të sakta. Agjencia Mejadin e lajmeve njofton se zëvendësi i Abu Bekr Bagdadit në Irak, ishte përgjegjësi ushtarak i ISIS dhe ish i burgosur i ushtrisë amerikane. Abdul’naser Gerdash ishte një prej pretenduesve për zëvendësimin e Al-Bagdadi. Ky i fundit u vra në një sulm të forcave amerikane në qytetin Idlib të Sirisë më 26 tetor 2019. Lajmi për arrestimin e Gerdash u dha në kohën kur forcat Hashd Sahabi që nga nisja e muajit të Ramazanit e deri tani kanë kryer mbi 50 operacione të mëdha dhe të vogla kundër ISIS në provinca të ndryshme të Irakut, operacione që vazhdojnë akoma.