Një bombë me motoçikletë shpërthen në qytetin Al-Basira të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97251-një_bombë_me_motoçikletë_shpërthen_në_qytetin_al_basira_të_sirisë
Burimet siriane kanë njoftuar për shpërthimin e një bombe të vendosur në një motoçikletë në qytetin Al-Basira në pjesën veriore të Dejrul-Zur dhe si pasojë janë vrarë ose plagosur disa civilë sirianë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 22, 2020 14:06 Europe/Tirane
  • Një bombë me motoçikletë shpërthen në qytetin Al-Basira të Sirisë

Burimet siriane kanë njoftuar për shpërthimin e një bombe të vendosur në një motoçikletë në qytetin Al-Basira në pjesën veriore të Dejrul-Zur dhe si pasojë janë vrarë ose plagosur disa civilë sirianë.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se sipas burimeve siriane, kjo bombë e vendosur në një motoçikletë ka shpërthyer në qendër të një tregu në qytetin Al-Basira në veri të provincës Dejrul-Zur që ndodhet nën kontrollin e forcave kurde të varura nga Amerika dhe ka shkaktuar disa të vrarë dhe të plagosur.

Nga ana tjetër, agjencia e lajmeve Sana ka njoftuar se banorët e disa qyteteve dhe fshatrave në provincën e Dejrul-Zur kanë protestues kundër pranisë amerikane në këtë rajon dhe kanë kërkuar largimin e forcave amerikane nga vendbanimet e tyre.