Erdogan mbështet Kodsin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97319-erdogan_mbështet_kodsin
“Ta dini se Jerusalemi është vija e kuqe e myslimanëve të botës dhe ne nuk do të tolerojmë që territoret palestineze t’i bëhen peshqesh ndokujt”,- paralajmëroi Presidenti Erdogan në një videomesazh dërguar myslimanëve të Amerikës me rastin e Fitër Bajramit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 25, 2020 07:41 Europe/Tirane
  • Erdogan mbështet Kodsin

“Ta dini se Jerusalemi është vija e kuqe e myslimanëve të botës dhe ne nuk do të tolerojmë që territoret palestineze t’i bëhen peshqesh ndokujt”,- paralajmëroi Presidenti Erdogan në një videomesazh dërguar myslimanëve të Amerikës me rastin e Fitër Bajramit.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u dërgoi një videomesazh myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me rastin e festës së Fitër Bajramit. “Uroj nga Zoti që këto ditë të bekuara të jenë lajmëtari i një periudhe të re, ku myslimanët amerikanë bashkë me të gjithë Botën Islame e njerëzimin do të jetojnë në paqe e siguri”, e fillon mesazhin e tij udhëheqësi turk dhe shton se procesi i pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19) tregoi se hierarkitë dhe privilegjet nuk vlejnë për asnjë rajon, komb apo shtet në botë. “Dua ta përsëris edhe një herë që qabeja jonë e parë Jerusalemi i Shenjtë, i cili është i shenjtë për të tri fetë, është vija e kuqe e myslimanëve të botës”, paralajmëroi Erdogan dhe tha: “Nuk do të tolerojmë që territoret palestineze t’i bëhen peshqesh ndokujt”.