Netanyahu në gjykatë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97324-netanyahu_në_gjykatë
Kryeministri i regjimit sionist Beniamin Netanyahu po përballet me akuzat për korrupsion e shpërdorim detyre vetëm 3 javë pas marrjes së mandatit të tij të pestë. Ai është paraqitur vetë në gjykatë, këtë të dielë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 25, 2020 03:11 Europe/Tirane
  • Netanyahu në gjykatë

Kryeministri i regjimit sionist Beniamin Netanyahu po përballet me akuzat për korrupsion e shpërdorim detyre vetëm 3 javë pas marrjes së mandatit të tij të pestë. Ai është paraqitur vetë në gjykatë, këtë të dielë.

Kryeministri sionist Beniamin Netanyahu është paraqitur në gjykatë për tu përballur me akuzat për korrupsion. Nisja e gjykimit ndaj tij vjen tre jave pas betimit si kryeministër I Izraelit ne mandatin e peste. Kryeministri sionist Netanyahu po akuzohet për veprën penale të korrupsionit, shpërdorim të detyrës, marrje ryshfetesh dhe dhuratash nga biznesmenë të pasur, si dhe favore për të patur nje paraqitje të mirë mediatike. Por, pavarësisht akuzave qe rendojnë mbi Netanahu ai ka humbur edhe mbështetjen e përkrahësve të tij.  Gjyqi ndaj Netanyahut ishte parashikuar te niste qe prej 17 marsit por për shkak te pandemisë se korona virusit procesi u shty. Kryeministri i regjimit sionist akuzohet për dosjet 1000, 3000 dhe 4000 përkatësisht për marrjen e ryshfeteve kundrejt dhënies së favoreve tregtie dhe propagande mediatike.