Koalicioni saudit konfiskon 20 anije me ushqim në Jemen
(last modified Tue, 26 May 2020 11:34:42 GMT )
May 26, 2020 13:34 Europe/Tirane
  • Koalicioni saudit konfiskon 20 anije me ushqim në Jemen

Koalicioni agresor i Arabisë Saudite ka konfiskuar 20 anije me ushqim dhe karburante për Jemenin në portin Xhizan.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se autoritetet e portit Al-Hudejda në perëndim të Jemenit kanë deklaruar se forcat detare të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë konfiskuar mbi 20 anije që transportojnë mbi 500 mijë tonë karburante dhe artikuj ushqimorë për Jemenin dhe po i mbajnë ato në portin Xhizan.

Emin Al-Shabati, zëdhënësi i kompanisë së naftës së Jemenit, më parë kishte thënë se pavarësisht përhapjes së virusit Korona, koalicioni agresor i Arabisë Saudite po vazhdon në të njëjtën mënyrë piratërinë dhe vjedhjen e anijeve të transportojnë karburante dhe artikuj ushqimor për Jemenit nëpërmjet rrugëve detare.

Ai ka theksuar se OKB dhe koalicioni agresor i Arabisë Saudite janë përgjegjës për çfarëdo lloj ndërprerje të shërbimeve elementare dhe urgjente për popullin e Jemenit gjatë periudhës së përhapjes së virusit Korona.

Organizata e Programit Botëror për Ushqim (WFP) gjithashtu së fundi ka deklaruar se 12 milionë qytetarë të Jemenit janë në prag të rrezikut për vdekje.

Tags