Vriten 4 pjesëtarë të ISIS në jug të Bagdadit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97374-vriten_4_pjesëtarë_të_isis_në_jug_të_bagdadit
Organizata Hashd Sha’bi e Irakut ka cituar Jahja Rasul komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Irakut të ketë njoftuar për vrasjen e 4 krerë të terroristëve të ISIS në provincën Bagdad të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 27, 2020 05:37 Europe/Tirane
  • Vriten 4 pjesëtarë të ISIS në jug të Bagdadit

Organizata Hashd Sha’bi e Irakut ka cituar Jahja Rasul komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Irakut të ketë njoftuar për vrasjen e 4 krerë të terroristëve të ISIS në provincën Bagdad të Irakut.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se brigada 35 e forcave Hashd Sha’bi të Irakut dhe forcat ajrore të Irakut ditën e djeshme kanë sulmuar një qendër të terroristëve të ISIS në rajonin Al-Zelaija në provincën Bagdad të Irakut dhe përveç vrasjes së terroristëve të ISIS, kanë shkatërruar edhe pajisjet dhe armët e tyre. Veprimet e elementëve të grupit terrorist ISIS në Irak gjatë muajve të fundit dhe sidomos pas vrasjes së gjeneralëve të Rezistencës më 3 janar të vitit 2020 nga forcat terroriste amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit, janë shtuar në masë të konsiderueshme. Grupi terrorist ISIS u krijua në vitin 2014 me mbështetjen financiare dhe ushtarake të Amerikës dhe të aleatëve të saj perëndimorë dhe arabë me qëllim që situata e rajonit të ndryshojë në favor të regjimit sionist. Pas krimeve të shumta që ISIS kreu në Irak dhe në Siri, qeveria e Irakut kërkoi ndihmë nga Irani për të luftuar kundër terroristëve.