George Floyd-ët palestinezë dhe mospërfillja e Bashkësisë Ndërkombëtare
(last modified Sat, 30 May 2020 12:14:31 GMT )
May 30, 2020 14:14 Europe/Tirane
  • George Floyd-ët palestinezë dhe mospërfillja e Bashkësisë Ndërkombëtare

Një agjencia palestineze e lajmeve ka publikuar disa fotografi të mënyrës së arrestimit të palestinezëve nga forcat ushtarake të regjimit sionist dhe duke aluduar në zhvillimet e Minneapolis të Amerikës, ka shkruar se këto janë ngjarje të cilat ndodhin në mënyrë të përditshme në Palestinë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se qyteti Minneapolis gjatë ditëve të kaluara është përfshirë nga protesta të dhunshme ndaj vrasjes raciste të një zezaku me emrin George Floyd i cili vetëm ishte i dyshuar. Pamjet e publikuara tregojnë se një polic i bardh i kishte vendosur gjurin e tij mbi qafën e George Floyd dhe duke ushtruar presion mbi atë, i kishte ndalur frymën dhe ai ka vdekur.

Agjencia palestineze e lajmeve "Shahab" me këtë rast ka publikuar disa fotografi që tregojnë mënyrë se si arrestohen palestinezët nga ana e forcave ushtarake të regjimit sionist dhe ka theksuar se këto ngjarje ndodhin për çdo ditë në Palestinë.

Arrestimi i palestinezëve me pretekste të ndryshme është shndërruar në një fenomen i përditshme në Palestinë. Së fundi Klubi për Çështje të të Burgosurve Palestinezë ka deklaruar se regjimi sionist që nga fillimi i vitit 2020 e deri më tani ka arrestuar dhe burgosur mbi 600 palestinezë në Kods.

Kjo organizatë palestineze gjithashtu ka deklaruar se pavarësisht përhapjes së virusit Korona, regjimi sionist po vazhdon valën e vet për arrestimin e palestinezëve dhe po arreston persona të të gjitha grupmoshave duke përfshirë fëmijë, adoleshent, gra e vajza.

Ndërkohë Abdunaser Farvane, shefi i zyrës për hulumtime pranë Komisionit për Çështje të të Burgosurve Palestinez, ka njoftuar se mbi 4800 palestinezë po mbahen të burgosur në burgjet e regjimit sionist. Ai shtoi se në mesin e të burgosurve palestinezë janë 39 gra dhe 170 fëmijë dhe me dhjetëra persona të moshuar. I burgosuri më moshuar palestinez në burgjet e regjimit sionist është Fuad Al-Shobkij (Abu Hazim) i cili ka kaluar moshën 80 vjeçare dhe tani po vuan edhe nga shumë sëmundje të ndryshme. Një i burgosur tjetër palestinez i moshuar është Muvafak Aruk,75 vjeçar i cili që nga viti 2003, po mbahet në burgjet e regjimit sionist ndërkohë që po vuan nga një sëmundje kancerioze.

Tags