Hamasi reagon ndaj deklaratave të ministrit të luftës së regjimit sionist
Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) deklaroi se urdhri i ministrit të luftës së regjimit sionist për ta vendosur në gatishmëri ushtrinë e regjimit sionist për pushtimin e Bregut perëndimor të Lumit Jordan, vetëm sa përshpejton luftën e popullit të Palestinës kundër pushtimit sionist.
Benny Gantz, ministri i regjimit sionist, ditën e martë ka kërkuar nga Aviv Kochavi, shefi shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së regjimit sionist, që duke shqyrtuar dimensionet e zbatimit të planit për pushtimin e Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, të shtojë gatishmërinë e ushtrisë së regjimit sionist.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Hazem Kasem, zëdhënësi i lëvizjes Hamas, në reagim ndaj deklaratave të Benny Gantz, ka theksuar: “Grupet palestineze do të bëjnë përpjekje shumë më serioze për zbatimin e luftës së përbashkët kundër pushtuesve”.