Ushtria siriane kryen sulme anti-terrorizëm në Raka
(last modified Thu, 04 Jun 2020 05:39:13 GMT )
Qershor 04, 2020 07:39 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane kryen sulme anti-terrorizëm në Raka

Ushtria e Sirisë ka kryer një operacion kundër terrorizmit në rajonin Ravadha të provincës Raka.

Sipas një njoftimi të kanalit Mejadin, ushtria e Sirisë ka kryer një operacion për shkatërrimin e bazave të grupeve terroriste në Raka, forcat e ushtrisë siriane gjatë këtij operacioni kanë asgjësuar dhe eliminuar shumë mina dhe lëndë shpërthyese të vendosura në këtë zonë. Ndërsa në rajonin Abu Rasin, banorët lokalë me ndihmën e ushtrisë siriane nuk kanë lejuar kalimin e një autokolone ushtarake amerikane me 8 makina. Autokolona kishte si drejtim rajonin Dardare por që është bllokuar nga banorët lokalë dhe për pasojë janë detyruar të kthehen në bazat e tyre të jashtëligjshme. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të territoreve siriane nga grupet terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. 

Tags