Vdes ish sekretari I përgjithshëm I Xhihadit Islamik Palestinez
Ramazan Abdullah Shaleh ish sekretari i përgjithshëm i Xhihadit Islamik palestinez ka ndërruar jetë pas një sëmundje të gjatë.
Ramazan Abdullah Shaleh ka qenë profesor i ekonomisë në universitetin e Gazës dhe është një prej themeluesve të lëvizjes Xhihadi Islamik palestinez në vitin 1995 ku ka mbajtur edhe postin e sekretarit të përgjitshëhm të kësaj lëvizjeje. Shaleh pas martirizimit të Fat’ha Shakaki lider dhe themeluesi kryesor i Xhihadit Islamik Palestinez është zgjedhur në postin e sekretarit të përgjithshëm të kësaj lëvizjeje. Ai për shkak të mbështetjes aktive të Palestinës dhe përballjes me regjimin sionist ka qenë i ndjekur nga FBI-ja amerikane. Shaleh gjithashtu në vitet 1993-1995 ka qenë profesor i universitetit të Floridës së jugut në degën e analizimit të rajonit të Lindjes së Mesme. Ai ka qenë njohës i plotë i gjuhës angleze dhe hebraike.