Me dhjetëra automjete ushtarake amerikane futen nga Iraku në Siri
Burimet siriane njoftuan futjen e dhjetëra makinave ushtarake amerikane nga Iraku në Siri.
Agjencia Sana e lajmeve njoftoi se një autokolonë ushtarake amerikane me 50 kamionë me pajisje ushtarake të mbështetur nga helikopterë janë futur në territorin e Sirisë pasi kanë kaluar kufirin me Irakun. Ushtria amerikane këto pajisje dhe automjete ushtarake i ka vendosur në afërsi të zonave të naftës në lindje të Sirisë me qëllim rindërtimin e bazave të saj në qytetin Raka. Analisti sirian Taleb Zifa thotë se këto lëvizje të pajisjeve ushtarake amerikane bëhen në kuadër të presioneve të qeverisë amerikane ndaj qeverisë siriane për të pranuar planin Marrëveshja e Shekullit dhe për të ulur lidhjet e saj me Iranin. Pas çlirimit të qytetit Raka nga zgjedha e terroristëve amerikan po mundohet të rivendosë terroristët në disa pjesë të këtij qyteti me qëllim që të ushtrojë presion kundër përpjekjeve për afrimin e kurdëve dhe qeverisë siriane pasi Amerika gjithnjë ka insistuar që kurdët të mos afrohen me Damaskun dhe të ruajnë prirjet e tyre për ndarje nga Siria. Siria me 2.5 miliard fuçi naftë listohet në vendin e 32 në rang botëror pas Malajzisë dhe përpara Argjentinës. Fushat më të rëndësishme të naftës së këtij vendi ndodhen në lindje dhe në provincën Dejrul Zur ndërsa pjesa tjetër ndodhet në zonat si Hamah, Raka dhe Homs.