Kryeministri i Libanit kërkon mbrojtjen e pronave publike
Kryeministri i Libanit ka kërkuar nga ushtria dhe forcat e sigurisë së këtij vendi që të marrin masa dhe veprime të nevojshme për mbrojtjen e pronave dhe pasurive publike sidomos në Bejrut, kryeqytetin e këtij vendi.
Agjencia e lajmeve të Libanit njoftoi se Hasan Dijab ditën e shtunë me anë të një bisede telefonike me komandantin e ushtrisë së këtij vendi, ka kërkuar kryerjen e veprimeve të nevojshme nga ana e forcave ushtarake dhe të sigurisë së Libanit për të ndaluar sulmet e dyshimta që po bëhen ndaj pronave dhe pasurive publike dhe private në qendër të qytetit Bejrut.
Kryeministri i Libanit duke dënuar sulmet e kryera kundër pronave publike dhe qytetarëve gjatë protestave nëpër rrugët e këtij vendi, ka theksuar zbatimin e masave të nevojshme për mbrojtjen e pasurive dhe pronave të qytetarëve dhe institucionet shtetërore dhe shtypjen e të gjitha veprimeve destruktive.
Sipas zyrës së kryeministrit të Libanit, Hasan Dijab gjithashtu me anë të një dekreti ka emëruar Muhamed Khejr, sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Lartë të Emergjencës së Libanit, që të shqyrtojë dhe hetojë në mënyrë frontale të gjitha dëmet e shkaktuar ndaj pronave tregtare, bizneseve, pronave publike dhe private nga huliganët gjatë protestave të zhvilluar për shkak të rritjes së çmimit të dollarit në këtë vend.