Netanjahu ka kafshuar më shumë sesa mund të përtypë
Duke vendosur të aneksojë disa pjesë të Bregut Perëndimor në territoret e okupuara palestineze, Netanjahu ka kafshuar më shumë sesa mund të përtypë , shkroi një reporter i gazetës News Week.
Marc Schulman, gazetar i gazetës amerikane News Week, tha në një artikull se ambasadori amerikan në Tel Aviv, David Friedman, duhet të marrë pjesë në një takim midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu , Ministrit të Çështjeve Ushtarake Benny Gantz dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Gabi Ashkenazi këtë të Dielë, 14 Qershor. "Qëllimi i takimit është të zgjidhë mosmarrëveshjet midis Netanjahut dhe Gantz/Ashkenazi për çështjen e aneksimeve të njëanshme të Bregut Perëndimor nga Izraeli", shtoi ai. Marc Schulman vazhdon: "Kjo do të jetë hera e dytë që Friedman ndërhyn drejtpërdrejt në punët e brendshme të Izraelit. Friedman është në mesin e atyre që mbështesin aneksimin pa marrë parasysh ndonjë mundësi për të bërë paqe me palestinezët. Edhe sipas administratës Trump, aneksimi i njëanshëm i Bregut Perëndimor do të ishte problematik. Aneksimi i njëanshëm nuk është edhe aq popullor në publikun e gjerë izraelit. Në një sondazh nga kanali izraelit Channel 12 News, pyetjes "Cila është çështja më thelbësore për qeverinë izraelite?" 69% e izraelitëve thanë "ekonomia"; 15% thanë “koronavirusi”, 4% thanë “lufta e Izraelit me Iranin” dhe 4% thanë “aneksimi i Bregut Perëndimor”. "Për shumë njerëz, aneksimi do të dëmtojë zgjidhjen me dy shtete. Shumë ish udhëheqës ushtarakë dhe politikë izraelitë kanë thënë të gjithë se aneksimi do të ishte i kushtueshëm dhe nuk do të sillte asnjë përfitim të sigurisë për Izraelin ", shkruan gazetari amerikan.