Gutteres i shërben Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97893-gutteres_i_shërben_arabisë_saudite
Antonio Gutteres sekretari i përgjithshëm i OKB ditën e hënë në kuadër të dhënies së shërbimeve për Arabinë Saudite, e ka hequr këtë vend nga lista e zezë e shkelësve të të drejtave të fëmijëve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 16, 2020 07:01 Europe/Tirane
  • Gutteres i shërben Arabisë Saudite

Antonio Gutteres sekretari i përgjithshëm i OKB ditën e hënë në kuadër të dhënies së shërbimeve për Arabinë Saudite, e ka hequr këtë vend nga lista e zezë e shkelësve të të drejtave të fëmijëve.

Antonio Gutteres në raportin e tij vjetor dërguar KS të OKB ka thënë: Koalicioni agresor saudit pas uljes së rasteve të  vdekjeve dhe prerjes së gjymtyrëve të fëmijëve për shkak të sulmeve ajrore, është hequr nga lista e zezë. Sekretari i përgjithshëm i OKB ka pretenduar se koalicioni saudit ka ndërmarrë masa për mbrojtjen e fëmijëve. Më herët sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteres, duke iu referuar vrasjes dhe gjymtimit të më shumë se 600 fëmijëve të Jemenit të shkaktuara nga sulmet ajrore të Arabisë Saudite, e vendosi këtë vend në vendin e dytë në listën e zezë të shteteve që shkelën Konventën për të Drejtat e Fëmijës. Raporti i ri i OKB-së heq mundësinë për të ndjekur penalisht Arabinë Saudite në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Arabia Saudite dhe aleatët e saj rajonalë sulmuan Jemenin në mars 2015 për të sjellë përsëri në pushtet presidentin e rrëzuar të Jemenit Abdrabbuh Mansur Hadi. Pushtuesit kanë kryer krime të tmerrshme të luftës kundër civilëve jemenas gjatë tre viteve të fundit. Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) i referohet luftimeve të përhapura në Jemen si një "luftë kundër fëmijëve". Kombet e Bashkuara nuk kanë qenë në gjendje të parandalojnë vazhdimin e krimeve të Arabisë Saudite në Jemen, me politikat e tyre të diskutueshme që dënojnë politikat kundër grave dhe fëmijëve të Arabisë Saudite në njërën anë dhe në anën tjetër për të parandaluar masat serioze kundër këtij regjimi anti-humanitar. Një sjellje e tillë ka bërë që Arabia Saudite të kundërshtojë raportet e OKB-së për Jemenin, të cilat theksojnë disa nga krimet e kryera nga koalicioni agresor saudit. Ditë më parë, Zëdhënësi i qeverisë së shpëtimit kombëtar në Jemen ka dënuar heshtjen e  OKB mbi krimet e Arabisë Saudite në Jemen.