Ligji "steril" Cezar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97926-ligji_steril_cezar
Për boshtin e Rezistencës, linja që duhet ndjekur është krejtësisht e qartë: ligji Cezar, do të bëhet plotësisht steril nga proceset specifike të Rezistencës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 17, 2020 17:53 Europe/Tirane
  • Ligji

Për boshtin e Rezistencës, linja që duhet ndjekur është krejtësisht e qartë: ligji Cezar, do të bëhet plotësisht steril nga proceset specifike të Rezistencës.

Të Martën në 16 Qershor, kreu i Hezbollahut libanez Sejed Hasan Nasrallah përsëriti atë që tha në vitin 2011, përkatësisht se Hezbollah nuk do ta braktisë Sirinë, as në kampin e betejës, as në përballjen ekonomike. Mbi të gjitha, të gjithë përbërësit e boshtit të Rezistencës, Irani, Siria, Iraku apo edhe grupet që kanë jetuar me shekuj nën sanksione, e dinë se si t'i anashkalojnë ato. Interesante është se metodat e tyre mjeshtërore të shmangies, që janë shpikur nga Rezistenca, po bëhen gjithnjë e më popullore, veçanërisht në shtetet e sanksionuara, numri i të cilëve po rritet çdo ditë, duke përfshirë 5 kontinentet. Këto shtete janë të interesuara për këto metoda të shmangies dhe u referohen atyre deri në atë pikë sa që në Shtetet e Bashkuara po ngrihen zërat që thonë: "shumë sanksione i vrasin sanksionet". Këtë të mërkurë, 17 qershor, ligji Cezar hyri në fuqi në sfondin e mbulimit të tepërt të mediave, por pa i bërë përshtypje shumë njerëzve. Sidoqoftë, me Cezar apo jo, sirianët besojnë se administrata Trump ka humbur në Siri dhe se po përpiqet të maskojë humbjet e saj ushtarake nën petkun e një presioni joefektiv ekonomik. Ky ligj i Cezarit ka vetëm një viktimë, Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik, i cili kishte fërkuar duart për tu vërsulur në sektorin e rindërtimit, madje shkoi aq larg sa të hapë ambasadat në Siri dhe që tani po e sheh veten larg nga Siria, për lumturinë e madhe të Rusisë, Iranit dhe Kinës! Ligji i Cezarit duket se sinjalizon përfundimin e një strategjie amerikane që ka rezultuar në gati 20 vjet luftë në Irak dhe Levant. Kjo zhvendosje e paradigmës do t'i çojë Shtetet e Bashkuara në mënyrë logjike dhe objektive të heqin dorë nga shtetet arabe të pasura me naftë, veçanërisht pasi nafta nuk peshon më si më parë dhe ka humbur rolin e saj strategjik (funksional) në politikën amerikane, rol që 'zgjati për një shekull. Këtu e ka zanafillën grindja me Riadin. Të angazhuar në rrugën e shpërbërjes, si ish-Bashkimi Sovjetik, SHBA duhet herët a vonë të përballen me faktet, përmes një ulje të pranisë ushtarake në Azinë Qendrore ku kalon rruga për shpëtimin e tyre. Dhe në të gjithë këtë është shteti Sirian dhe aleatët e tij që po fitojnë.