Damasku reagon ndaj vendosjes së sanksioneve të Amerikës kundër Sirisë
Ministria e punëve të jashtme të Sirisë me anë të një deklarate, deklaroi se sanksionet e Amerikës në kuadër të ligjit "CESAR" janë shkelje e hapur e të drejtave të njeriut dhe e ligjeve ndërkombëtare.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë të mërkurën në mbrëmje në këtë deklaratë ka thënë se qeveria e Amerikës e cila duke marrë shembull historinë e krimeve të këtij vendi dh vrasjen e qytetarëve të vet, po ndjek llojin më të keq të politikës raciste, nuk ka të drejtë të flasë fare për të drejtat e njeriut.
Në këtë deklaratë thuhet: "Askjush nuk mashtrohet me deklaratat e presidentit dhe të funksionarëve të tjerë të Amerikës gjoja për mbështetjen ndaj popullit të Sirisë, për arsye se politikat e tyra të cilat krijojnë vetëm shkatërrim dhe destabilizim për t'i shërbyer interesave të regjimit sionist në rajon, tani më janë zbuluar për të gjithë botën".
Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë gjithashtu ka theksuar: "Populli dhe ushtria e këtij vendi me po atë vendosmëri dhe vullnet me të cilin kanë mposhtur grupet terroriste, do të qëndrojnë dhe rezistojnë edhe kundër sanksioneve të padrejta dhe të paligjshme të Amerikës".
Vlen të theksohet se sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo të mërkurën ka njoftuar për fillimin e zbatimit të sanksioneve të Amerikës kundër Sirisë në kuadër të ligjit "CESAR".