Mustafa Al-Kadhii do të vizitojë Iranin, Amerikën dhe Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97974-mustafa_al_kadhii_do_të_vizitojë_iranin_amerikën_dhe_arabinë_saudite
Burimet informative arabe kanë njoftuar se Mustafa Al-Kadhimi, kryeministri i Irakut, në raundin e parë të turneut të tij pas marrjes së postit të kryeministrit të Irakut, do të shkojë në Iran, Amerikë dhe Arabi Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 20, 2020 12:53 Europe/Tirane
  • Mustafa Al-Kadhii do të vizitojë Iranin, Amerikën dhe Arabinë Saudite

Burimet informative arabe kanë njoftuar se Mustafa Al-Kadhimi, kryeministri i Irakut, në raundin e parë të turneut të tij pas marrjes së postit të kryeministrit të Irakut, do të shkojë në Iran, Amerikë dhe Arabi Saudite.

Faqja informative Al-Arabij Al-Xhedid njoftoi se Mustafa Al-Kadhimi, kryeministri i Irakut, turneun e parë të tij si kryeministër i Irakut, do ta fillojë në muajin e ardhshëm dhe gjatë këtij turneu, ai do ta vizitojë Iranin, Amerikën dhe Arabinë Saudite.

Al-Arabij Al-Xhedid duke cituar një funksionar irakian, ka theksuar: “Al-Kadhimi në turneun e tij të parë në disa vende të ndryshme, do të kërkojë mbështetje financiare për Irakun për t’u përballur me krizën financiare aktuale. Al-Kadhimi do të mundohet që gjatë këtyre vizitave të marrë mbështetje politike dhe ekonomike nga palët e ndryshme për qeverinë e tij”.

Sipas këtij burimi, vizita e Mustafa Al-Kadhimi në Amerikë do të zhvillohet në kuadër të bisedimeve strategjike mes Bagdadit dhe Uashingtonit.