Libia e quan kërcënimin ushtarak të Egjiptit ‘Deklaratë lufte’
(last modified Mon, 22 Jun 2020 05:38:00 GMT )
Qershor 22, 2020 07:38 Europe/Tirane
  • Libia e quan kërcënimin ushtarak të Egjiptit ‘Deklaratë lufte’

Qeveria e Marrëveshjes Kombëtare e Libisë (GNA),  e njohur nga OKB, ka dënuar paralajmërimin e Egjiptit për ndërhyrjen ushtarake në Libi, duke e cilësuar atë një "deklaratë lufte".

"Ky është një veprim armiqësor, ndërhyrje e drejtpërdrejtë dhe është një deklaratë lufte," tha në një deklaratë të Dielën GNA me qendër në Tripoli. Për shtetin libian, "ndërhyrja në punët e tij të brendshme, sulmet ndaj sovranitetit të tij, qoftë me deklarata ... si ato të presidentit egjiptian ose me mbështetjen për puçistët, militantët dhe mercenarët, është e papranueshme", tha GNA. GNA i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që "të marrë përgjegjësitë e saj në lidhje me këtë përshkallëzim". Komentet erdhën si reagim ndaj presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, i cili paralajmëroi të Shtunën se nëse forcat pro-GNA përparojnë në qytetin strategjik të Sirtes - 450 km (280 milje) në lindje të Tripolit – kjo mund të provokojë një ndërhyrje "të drejtpërdrejtë" të Kajros. Sisi urdhëroi që ushtria e tij të ishte e gatshme të kryejë çdo mision brenda ose jashtë vendit për të mbrojtur sigurinë e tij kombëtare në mes të tensioneve mbi ndërhyrjen e Turqisë në Libi.

 

Tags