Një seri shpërthimesh shënjestrojnë caqet amerikane në Siri
Disa orë pas një demonstrimi të parë të madh kundër forcave okupuese amerikane në Deir ez-Zor, një seri shpërthimesh goditën objektivat amerikane në provincën Hasake, në veri-lindje të Sirisë.
Sipas sajtit informativ Avia.pro i cili raporton këtë informacion, objektet e sulmuara janë depo të mëdha të ushtrisë amerikane, të cilat SHBA i furnizon rregullisht me dhjetëra konvoje ushtarake të dërguara çdo muaj nga Iraku në Siri. Shpërthimet, origjina e të cilave mbetet e panjohur, ndodhën në rajonin Rumeilan, ndërsa kurdët e SDF ishin përgjegjës për monitorimin e tyre. Sasi të mëdha armësh janë shkatërruar. Në pamjet video të paraqitura, duken shpërthime të shumta që goditën depot dhe zonën brenda një rrezeje prej qindra metrash. Të dhëna për viktimat nuk janë raportuar ende zyrtarisht. Për momentin, është e paqartë saktësisht se çfarë i shkaktoi shpërthimet në depot me armë amerikane, megjithatë, janë parashikuar dy versione kryesore - sabotimi dhe sulmi nga një mjet ajror pa pilot, ndërsa burimet lokale raportojnë se ushtria amerikane mbërriti pothuajse menjëherë, duke besuar se ishte një sulm nga Rusia. Në realitet, trupat ruse mungojnë në këtë zonë.