Përpjekjet e regjimeve arabe për normalizimin e lidhjeve me Izraelin
Ministri izraelit i inteligjencës është takuar me zyrtarë të disa vendeve arabe dhe ka nënshkruar kontrata me ta.
Në një intervistë me të përditshmen saudite Elaph të hënën në mbrëmje, ministri izraelit i inteligjencës, Eli Cohen, tha se ai ishte takuar me zyrtarë të disa shteteve arabe të Gjirit Persik, duke shtuar se ata donin të punonin me Izraelin dhe të vendosnin një marrëdhënie bashkëpunimi. Duke vënë në dukje se Izraeli ka nënshkruar disa marrëveshje me disa vende arabe me të cilat nuk ka marrëdhënie diplomatike, Cohen tha se ekziston një projekt i quajtur "Neum" në Arabinë Saudite, i cili është shumë madhështor. Në përgjigje të pyetjes, "A do të normalizojnë vendet arabe marrëdhëniet e tyre me Tel Avivin përkundër planit për aneksimin e Bregut Perëndimor", ministri izraelit u përgjigj: "Krerët e botës arabe dhe shtetet e Gjirit Persik kujdesen për çështjet e kombit, sigurinë e tyre, ekonominë dhe për një jetë me dinjitet. Procesi i normalizimit të marrëdhënieve midis disa regjimeve arabe në rajon, veçanërisht Arabisë Saudite, Bahrejnit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me regjimin e Tel Avivit bëhet në një kohë kur regjimi sionist, përveçse ka shtuar shtypjen kundër palestinezëve, ka kryer edhe shumë krime të tjera në shumë vende arabe dhe islamike.