Cili është miku i ri i Izraelit?
Disa thanë që lëvizja jemenase Ansarallah e kishte ekzagjeruar kur e quante "koalicion izraelito-amerikan", koalicionin agresor Saudito-Emiratas kundër Jemenit.
Disa zhvillime të fundit, si dhe bilanci i koalicionit në fjalë gjatë gjashtë viteve të luftës, kanë vërtetuar se ajo që deklaroi Ansarallah ishte realitet i pastër. Gazeta Israel Today, e afërt me kryeministrin Benjamin Netanjahu, botoi një artikull që zbulon pjesërisht këtë realitet. "Miku i fshehtë i Izraelit në Jemen" është titulli i këtij artikulli që tregon se miku i fshehtë në fjalë është me të vërtetë guvernatori i provincës Aden. "Ky mik i ri është qeveria e re në Jemenin jugor e udhëhequr nga Eidarus al-Zubeidi, guvernator i provincës Aden," shkruan Israel Today. Në javët e kaluara, qeveria e Eidarus al-Zubeidit ka vendosur kontakte me regjimin izraelit. Për më tepër, Al-Zubeidi kishte folur më parë për "ndërveprimet pozitive" të tij me Izraelin, gjë që habiti shumë njerëz në Izrael. Izraelitët i kanë dërguar mesazhe urimi autoriteteve të reja autonome në Jemenin jugor, ndërsa burime të ndryshme izraelite kanë sugjeruar se Tel Avivi po përgatitet për takime konfidenciale me qeverinë e re në Jemenin jugor. Gazeta izraelite nuk mungon të kujtojë se "kjo qeveri e re u formua disa javë më parë pas dyerve të mbyllura në Lindjen e Mesme", dhe se ajo drejtohet nga Këshilli Kalimtar Jugor dhe udhëheqësi i tij, Eidarus al- Zubeidi. Ky institucion separatist u formua në kufirin e një prej ngushticave më të rëndësishme strategjike në rajon, domethënë, afër Bab el-Mandeb, në një vend midis Detit të Kuq dhe Gjirit të Adenit. Në të vërtetë, shndërrimi i disa pjesëve të territorit jemenas në oborr të Izraelit, me qëllim që të vendoset kontrolli i tij në ngushticën Bab el-Mandeb, në Gjirin e Omanit dhe në Detin e Kuq, ishte që nga fillimi një nga objektivat e operacionit "Stuhia Vendimtare" e Muhamed ben Salmanit kundër Jemenit. Përfshirja e plotë dhe e dukshme e Shteteve të Bashkuara dhe e regjimit të Izraelit në krimet e kryera kundër Jemenit e mbështet këtë realitet. Ishte boshti Amerikano-Izraelit që pengoi Kombet e Bashkuara të lëshonin një deklaratë që dënonte koalicionin Saudito-Emiratas që shkaktoi krizën më të madhe humanitare në Jemen. Dhe gjithçka që thuhet në lidhje me mosmarrëveshjet midis Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe është vetëm një përpjekje për të mbuluar objektivat e Izraelit në Jemen, objektiva kundër të cilave lëvizja popullore jemenase, Ansarallah ka paralajmëruar më shumë se një herë